Flash

Tepelenë, zhduket mësuesi i akuzuar për pedofili

Lapsi.al 16 July 2018
Tepelenë, zhduket mësuesi i akuzuar për pedofili

Arratiset mësuesi 63-vjeçar nga Tepelena i cili u denoncua për ngacmim seksual ndaj nxënëses së tij 11-vjeçare. Gjykata e Gjirokastrës e la në detyrim paraqitje për akuzat, ndërsa prej dy ditësh ai është larguar nga banesa.

Akuzohej për pedofili, mësuesi 63-vjeçar nga Tepelena arratiset nga Shqipëria.

Ai u denoncua nga familjarët e nxënëses 11-vjeçare se e kishte ngacmuar seksualisht, ndërsa Gjykata e Gjirokastrës e la të lirë në 8 qershor.

Familja e mësuesit dhe e vajzës ishin fqinjë nga fqinjë nga fshati Luftinjë, kishin hyrje dhe dalje familjare, por sipas prindërve të vajzës, ai e ka ngacmuar vajzën prej 2 vjetësh.

Edhe pse u arrestua nga policia dhe prokuroria nisi një hetim ndaj tij, gjykatësja Mirela Kore liroi mësuesin pa u analizuar të gjitha rrethanat dhe provat e servirura nga organi i akuzës. M.D iu dha masa detyrim paraqitje, shkruan Shqiptarja.com.

Lirimi i mësuesit solli përkeqësimin e gnejdes psikologjike të vajzës, e cila sipas familjarëve ka tentuar vetëhelmimin. Prej dy ditësh ai është larguar nga banesa dhe ende nuk dihet vendndodhja e mësuesit 63-vjeçar, për të cilin dyshohet se është larguar jashtë vendit.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i humorit Fadil Hasa

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori i humorit Fadil Hasa. Ai lindi në Durrës me 8 prill 1940. Spikati më shumë në role komike ne estradën e Durrë...

10:30

Atentat të riut para shtëpisë në Laç

Mbrëmjen e së dielës qyteti i Laçit është tronditur nga një breshëri plumbash. Ata kanë rënë drejt banesës së një të riu të identifikuar si Gjovalin Zyma. Për f...

10:21

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI