Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Shkarkimi i gjykatësit të Kushtetueses, avokati mesazh KPK-së: Fol o gur, fol o mur!

Lapsi.al 16 July 2018
Shkarkimi i gjykatësit të Kushtetueses, avokati mesazh KPK-së:

Gani Dizdari është anëtari i radhës i Gjykatës Kushtetuese, i cili është shkarkuar prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vendimi ka ardhur pas konstatimit se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit kishte kontradikta mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes.

Po ashtu konstatuan se Dizdari kishte lidhje me persona me precedentë. Avokati i Dizdarit, edhe një herë theksoi se pasuria e deklaruar është e justifikuar dhe se personi për të cilin thuhet se ka precedencë është nipi i Dizdarit.

"E para procesi nuk ka mbaruar sepse vendimi i KPK do të ankimohet në Komisionin e Posaçëm. Së dyti, KPK shpreh, mbron qëndrimin e tij me dy standarte. Vini re vendimet dhe konstatoni që KPK nuk vepron mbi bazën e asaj çka paraqet subjekti por vetëm mbi bazën e asaj çka mund të ketë ndonjë listë në tavolinë. Dhe së treti, KPK në këto kushte kur vepron me dy standarte, i thuhet fjalës: Fol o gur, fol o mur" tha avokati Sokol Hazizaj.

Tashmë në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur dy anëtarë, kryetari i këtij institucioni Bashkim Dedja dhe anëtarja Vitore Tusha. Opozita akuzon mazhoramncën se e ka krijuar qëllimisht këtë situatë për të mos lejuar ankimimin ndaj ligjeve. Anëtarët e rinj të Kushtetueses do të zgjidhen pas konstituimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i humorit Fadil Hasa

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori i humorit Fadil Hasa. Ai lindi në Durrës me 8 prill 1940. Spikati më shumë në role komike ne estradën e Durrë...

10:30

Atentat të riut para shtëpisë në Laç

Mbrëmjen e së dielës qyteti i Laçit është tronditur nga një breshëri plumbash. Ata kanë rënë drejt banesës së një të riu të identifikuar si Gjovalin Zyma. Për f...

10:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI