Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Pamjet e krimit në Shkodër, vrasësi e pa fëmijën në makinë dhe u largua

Lapsi.al 16 July 2018
Pamjet e krimit në Shkodër, vrasësi e pa fëmijën

Filmimet e kamerave të sigurisë që ka siguruar policia kanë zbuluar dinamikën e krimit që tronditi Shkodrën mëngjesin e të dielës. Mësohet se në momentin që qëlloi Boran Bërçanën dhe Silvi Ndocin, autori ka qenë i pamaskuar.

Vrasësi ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër që qëndronte në drejtimin e mjetit tip “Mercedez Benz”, në lagjen “Naim Gjylbegu në Shkodër”. Mjeti është parkuar jashtë rrugicës ku jetonte me qira çifti i bashkëjetuesve. Vrasësi ka marrë armën në makinë dhe iu është drejtuar të dy viktimave. Ai ka qëndruar në anën e xhamit të shoferit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Ekzekutimi ka zgjatur pak sekonda. Autori është siguruar që çifti ka vdekur, ka parë fëmijën në makinë dhe është larguar sërish andej nga ka ardhur, duke hipur në automjetin që po e priste dhe bashkë me drejtuesin e mjetit janë larguar drejt lagjes “Kiras”, ku mësohet se u braktis dhe makina, për t’ju vënë flaka pranë rrugës nacionale Shkodër-Koplik.

Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë të një subjekti privat pranë banesës së çiftit, ndërkohë që materiali filmik është dërguar në Tiranë ku priten të zbulohen të dhëna lidhur me identitetin e autorit, mbi të cilin deri tani nuk ka asnjë të dhënë.

Autori ka qëlluar 23 herë drejt çiftit.

Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci u vranë mëngjesin e djeshëm në një tunel afër pallatit të tyre në Shkodër. Çifti kishte darkuar dhe ngjarja ka ndodhur kur ata po parkonin në makinën e tyre poshtë banesës ku jetonin me qira. Çifti kishte me vete edhe fëmijën 2 vjeç, që fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.

Të këshilluara

Moti sot/Priten surpriza pas mesditës

Paraditja e sotme në Shqipëri, dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, por gradualisht në mesditë vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë vendin. P...

08:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI