Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

ATENTATI/ Kush është 60 vjeçari që u qëllua me breshëri automatiku në Laç

Lapsi.al 16 July 2018
ATENTATI/ Kush është 60 vjeçari që u qëllua me

Pas ngjarjes tragjike të Shkodrës ku burrë e grua mbetën të vrarë me armë zjarri brenda në automjetin e tyre, një tjetër atentat ka ndodhur në vend këtë herë në qytetin e Laçit. Fatmirësisht kjo ngjarje është mbyllur pa persona të lënduar pasi objektivi i atentatit i shpëtoi mrekullisht breshërisë së plumbave.

Shtetasi Gjovalin Zyma, 60-vjeç është sulmuar me armë në momentet kur ai po i afrohej banesës së tij. Teksa ky shtetas po parkonte mjetin shumë pranë derës së shtëpisë në dalje të qytetit të Laçit, ndaj tij është derdhur një breshëri kallashnikovi.

Ai është mbrojtur brenda automjetit tip fuoristradë dhe nuk e ka prekur asnjë plumb. Ndërkohë, autori i krimit është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Nuk dihen ende motivet e këtij krimi. Policia ka marrë në pyetje Gjovalin Zymën por nuk jepen detaje lidhur me ato që ai ka deklaruar. Grupi hetimor po kryen verifikime nëse Zyma ka pasur ndonjë konflikt në të shkuarën.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i humorit Fadil Hasa

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori i humorit Fadil Hasa. Ai lindi në Durrës me 8 prill 1940. Spikati më shumë në role komike ne estradën e Durrë...

10:30

Atentat të riut para shtëpisë në Laç

Mbrëmjen e së dielës qyteti i Laçit është tronditur nga një breshëri plumbash. Ata kanë rënë drejt banesës së një të riu të identifikuar si Gjovalin Zyma. Për f...

10:21

Moti sot/Priten surpriza pas mesditës

Paraditja e sotme në Shqipëri, dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, por gradualisht në mesditë vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë vendin. P...

08:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI