Flash

E dëbuara nga SHBA/ Mbërrijnë në Rinas fëmijët e Çile Preçetaj (FOTO)

Lapsi.al 11 July 2018
E dëbuara nga SHBA/ Mbërrijnë në Rinas fëmijët e

Pak muaj më parë një grua shqiptare, nënë e tre fëmijëve u dëbua nga SHBA, pasi kishte mungesë të dokumenteve për lejen e qëndrimit. Pas dëbimit të Çile Precetajt, bashkëshorti Pjetro Govjçeviç vendosi që të niste për në Shqipëri tre fëmijët, pasi mendon se nuk mund të kujdeset për ata si nëna e tyre. Sot tre fëmijët, Megan, Michael dhe Martina mbërritën në Aeroportin e Rinasit. Ata ishin nisur nga Aeroporti i Detroit.

Lapsi.al sjell foto nga momenti i mbërritjes së tyre në Rinas dhe takimi me nënën e tyre.  Fëmijët kanë lindur në SHBA dhe nuk kanë probleme me qëndrimin, por u kthyen në Shqipëri për të qëndruar me nënën. 46-vjeçares në muajin maj kur u dëbua nga SHBA nuk iu dha mundësia as për të përshëndetur fëmijët, madje më e vogla i shkroi letër dhe Melanie Trump-it që ta ndihmonte që nëna t’i rikthehej. Ngjarja e saj bëri aq bujë sa dhe gazetarë të Daily Mail erdhën në Shqipëri dhe bënë një reportazh për Çile Precetajn.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI