Flash

E kishte kthyer banesën me qira në ‘plantacion’ kanabisi, arrestohet 23-vjeçari

Lapsi.al 7 July 2018
E kishte kthyer banesën me qira në ‘plantacion’ kanabisi,

Policia e Durrësit ka zbuluar sot një banesë, e cila ishte kthyer në ‘plantacion’ kanabisi, ndërkohë që në pranga ka përfunduar një person. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për shtetasin Elio Bedulla, 25 vjeç, banues në Durrës, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet R.G., 33 vjeç, si bashkëpunëtor.

Të njëjtat burime thanë se Bedulla ishte shpallur në kërkim pasi në datë 4 qershor të këtij viti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit S.N. (pa shkaktuar dëmtime fizike).

NJOFTIMI I POLICISË

– Finalizohet operacioni policor i ndjekur me metoda speciale, koduar “Shkozeti”, arrestohet 1 person dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

– I arrestuari po kultivonte bimë narkotike në ambjent të mbyllur te përshtatur.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shkozeti”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim më parë:

• Elio Bedulla 25 vjeç, banues në Durrës.

Bedulla, ishte i shpallur në kërkim pasi në datë 4 qershor 2018 dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit S.N. (pa shkaktuar dëmtime fizike).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Y.T. (dhënë me qira) lagja nr.14, Shkozet, në 2 dhoma është konstatuar se ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike.

Gjatë operacionit është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë, që shërbente për furnizimin me energji.

Në cilësinë e provave materiale grupi hetimor ka sekuestruar:

• 221 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa;

• një sasi e vogël kanabis;

• 1 armë zjarri pistolete.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R.G., 33 vjeç, banues në Durrës, si bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale me shtetasin E.Bedulla, pasi ky shtetas e kishte marrë me qira banesën e shtetasit Y.T.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre shtetasi K.D., 28 vjeç, faturist, OSHEE Durrës, pasi nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit Y.T.

Nuk jepen më shumë detaje për ngjarjen për shkak të vazhdimësisë së veprimeve hetimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe e municionit”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike” , “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Të këshilluara

Vlorë, merr flakë kamioni (VIDEO)

Një kamion ka marrë flakë pasditen e sotme në Vlorë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka raportime nëse nga flakët ka pasur të lënduar. Po p...

20:35

Krujë, gjenden dy parcela me kanabis

Një parcelë me kanabis sativa u zbulua nga policia ditën e sotme në rrethinat e Krujës. Burime policiore bëjnë me dije se në fshatin Zgërdhesh, Krujë, në afë...

19:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI