Flash

VENDIMI/ Tarifat e reja për çdo degë në Universitetin e Tiranës. Sa do kushtojnë studimet

Lapsi.al 7 July 2018
VENDIMI/ Tarifat e reja për çdo degë në Universitetin e

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar tarifat e shkollimit për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve për vitin e ri akademik. Gazeta boton vendimin e plotë me pagesat e shkollimit për studentët, që do të futen rishtazi në Bachelor e Master në një nga gjashtë fakultetet e universitetit më të madh në vend. Tabela më poshtë, e detajuar për çdo program studimi, i është referuar ligjit të ri për arsimin e lartë si dhe vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave që përcakton tarifën tavan.

“Mbështetur në kërkesat e njësive kryesore, të cilat kanë respektuar me rigorozitet kufirin maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për ciklin e parë të studimeve, të përcaktuar në VKM, propozojmë që tarifat vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve, të jetë sipas pasqyrës bashkëlidhur.” Në fakt, ky i fundit, s’është tjetër veçse pagesa e shkollimit në katër vitet e fundit , çka nënkupton se në ciklin e parë të studimeve nuk do të ketë rritje. E njëjta gjë nuk do të ndodhë me masterat. Së paku, në disa programe studimi. Shumica e departamenteve u kanë qëndruar besnike tarifave të viteve të kaluara, përveç Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Institutit të Studimeve Europiane. Kështu, një master te Shkencat Humane do të kushtojë 168,000 lekë, nga 150,000 vitin e kaluar.

Një rritje akoma më të lartë do ta ketë Masteri Shkencor tek ISE. Ata që dëshirojnë ta ndjekin, do të paguajnë 30 mijë lekë më shumë nga vjet, 180,000 lekë. Për ata që e kanë program të dytë, tarifa rritet nga 180 mijë në 216,000 lekë. Në dokument parashtrohen dhe tarifat e regjistrimit, përkatësisht 1,600 lekë për ciklin e parë, 2,500 lekë për ciklin e dytë dhe 3000 lekë për programet e dyta dhe transferimet. Në muajin maj, qeveria përcaktoi tavanin e tarifave për çdo program studimi. Sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi, universitetet duhet të miratojnë brenda 90 ditësh në organet kolegjiale të saj tarifën vjetore për çdo profil, brenda kufirit maksimal të miratuar me VKM.

TARIFAT E SHKOLLIMIT CIKLI I PARE PER VITIN AKADEMIK 2018-2019

1

TARIFAT E SHKOLLIMIT CIKLI I DYTE “MASTER PROFESIONAL “, KOHE E PLOTE PER VITIN AKADEMIK 2018-2019:

2

TARIFAT E SHKOLLIMIT CIKLI I DYTE “MASTER SHKENCOR”, KOHE E PLOTE PER VITIN AKADEMIK 2018-2019

3

4

5

BESARTA BASHA/ Panorama

Të këshilluara

Vlorë, merr flakë kamioni (VIDEO)

Një kamion ka marrë flakë pasditen e sotme në Vlorë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka raportime nëse nga flakët ka pasur të lënduar. Po p...

20:35

Krujë, gjenden dy parcela me kanabis

Një parcelë me kanabis sativa u zbulua nga policia ditën e sotme në rrethinat e Krujës. Burime policiore bëjnë me dije se në fshatin Zgërdhesh, Krujë, në afë...

19:22

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI