Flash

Teatri/ Kryemadhi-Ramës: Ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij, asgjë nuk e shpëton

Lapsi.al 6 July 2018
Teatri/ Kryemadhi-Ramës: Ky vendim antikombëtar do të ketë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish sot përmes rrjeteve sociale, duke shpjeguar përse heshti kryeministri Rama sipas saj gjatë seancës plenare maratonë të enjten, e cila vulosi me 75 vota të shumicës shembjen e Teatrit Kombëtar.

Edi Rama heshti dje përgjatë 12 orëve të seancës në parlament. Heshti sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’ju kundërvënë opozitës. Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë. Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjithë ata që me votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë. Edi Rama heshti dje në parlament me shpresën se nuk do të regjistrohet në procesverbalet e parlamentit si njeriu që ideoi dhe zbatoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke harruar se sado të fshihet pas gishtit, sot të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se përgjegjësia është vetëm e tij. Sikunder është e qarte se qytetarët do ta mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë. Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia për shkatërrimin e teatrit, sikundër asnjë forcë shtetërore, policore apo fadrome nuk do mund të prishë Teatrin Kombëtar!” – shkruan Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI