Në aktivitetin për Task Force-n kundër krimit një ditë më parë, ambasadori Donald Lu përmendi rastin e Klemend Balilit, si dështim i policisë dhe prokurorisë shqiptare, duke provokuar edhe reagimin e Edi Ramës. Kryeministri u mbrojt me faktin se, sot Balili është person i shpallur në kërkim, por vite më parë ishte drejtor i transporteve.
Por ish kryeministri Sali Berisha thotë se lidhjet e Balilit në politikë shkojnë përtej LSI-së. Sipas tij, para se të shpallej në kërkim, Balili u koordinua me zyrën e shtypit në kryeministri për të dhënë intervista në televizione dhe pasi u arratis, është rrëfyer në Greqi.
"Të gjithe e dine se pese vite me pare vet Rama i kishte dhene urdher Tahirit, superministrit te tij te mos e preke njeri Eskobarin, madje asokohe me Fugen e tij, edhe pas leshimit nga Greqia te mandat arrestit nderkombetar, i rregullonte intervista ne media ku Balili me tekste te pregatitura mbrohej duke sulmuar Sali Berishen.
Pas largimit te Tahirit, i cili i bashkrendoi trafiqet e Balilit me Habilajt, Xhafa lidhi Geronin me Balilin dhe ky i fundit tashme shetiste lirshem nga Tirana ne Delvine dhe shkonte e rrinte nga nje jave si pentito ne Greqi ku dhe ka depozituar dosjen e Rames me regjistrimet perkatese" shkruan Berisha, sipas të cilit reagimi i Ramës dhe Xhafajt përballë ambasadorëve ka qenë i gënjeshtërt.
"Xhafa, pasi oratoret e huaj njeri pas tjetri aluduan se shkaku i deshtimit spektakolar te Task Forces ishin lidhjet e tij direkte me krimin, zgjodhi te mbrohej duke akuzuar dhe fajesuar opoziten si per nderrimin e emrit te Agronit ne Geron ashtu dhe per “vetevrasjen” e shoferit te tij me 7 plumba dhe me armen e kapterit te vete Xhafes, çka ka bere qe te gajasen me te edhe mushkat e gardes dhe ta tregojne me gisht si porosites te “vetevrasjes” me 7 te shtena, madje jo vetem mbare garda por edhe Tirana, Shqiperia dhe bota" shkruan Berisha.