Flash

Ngujim për teatrin? Basha: Do mbështesim çdo akt të artistëve

Lapsi.al 6 July 2018
Ngujim për teatrin? Basha: Do mbështesim çdo akt të

Në protestat e artistëve kundër prishjes së teatrit është folur vazhdimisht për grevë urie apo ngujim brenda në ambjentet e teatrit, por tashmë që parlamenti i ka hapur rrugë shembjes së godinës, nuk ka një vendim të qartë se si do të vazhdojë rezistenca e artistëve.

Në konferencën për shtyp nga selia e PD-së, Basha paralajmëroi mbështetjen për çdo akt të artistëve në ambjentet e teatrit, ndërsa i bëri thirrje presidentit Ilir Meta të mos e dekretojë ligjin.

"I bëjmë thirrje presidentit të mos e dekretojë ligjin e vjedhjes. I bëjmë thirrje qytetarëve t'i bashkohen artistëve, aktivistëve dhe  të gjithë atyre që kanë protestuar me kurajo prej muajsh, forca e vetme që ka Rama është indiferenca dhe veprimi ynë. Bashkë nuk ka njeri që mund ta shembë teatrin. Ju bëj thirrje ambasadorëve të vendeve të huaja: Ja ku keni një projekt të pastrimit të parave të pista të krimit, ja ku keni një veprim që dhunon haptazi sundimin e ligjit dhe një akt që bie ndesh me detyrimet e integrimit. Ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj. Dje ishte akti më i rëndë i ligjërimit dhe pastrimit të parave të drogës. Do të përballemi në rrugë dhe në sheshe. Do mbështesim dhe do t'i bashkohemi pa asnjë hezitim cdo akti të paralajmëruar nga artistët në ambjentet e teatri dhe kudo. Ju them sot, ta dëgjojë mirë kryehajduti dhe banda e tij: parlamenti i kthyer në noter të akteve korruptive dhe kriminale të Edi Ramës, aq më tepër kur ai ka agjësuar institucionet e drejtësisë, do të clirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forcxa e njerëzve të bashkuar që janë më shumë se 75 hajdutët" u shpreh Basha.

Basha kujtoi dokumentin e OSBE-së, sipas të cilit Edi Rama ka një pasuri që shkon deri në 200 milion dollarë, para që sipas tij nuk mund të mbahen në bankë dhe po investohen në kulla kudo nëpër Tiranë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI