Flash

Mandatet e opozitës/ Reagon Astrit Patozi: Jam me Bashën, por Luli as i djeg as i përdor

Lapsi.al 6 July 2018
Mandatet e opozitës/ Reagon Astrit Patozi: Jam me Bashën, por Luli as

Ish deputeti i PD Astrit Patozi thotë se është pro Lulzim Bashes “për mosdjegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike”. Sipas tij, “mandatet e opozitës nuk ka nevojë të digjen, në asnjë rast, por ato thjesht duhet të përdoren ndershmërisht dhe mençurisht. Lulzim Basha, as i djeg dhe, as i përdor, ndaj, jo rastësisht, të kujton një shprehje vulgare që është bërë shumë popullore kohët e fundit”.

LULI, AS…AS… Meqë më akuzojnë prej kohësh se jam subjektiv kur gjykoj për aktet politike të Lulzim Bashës, sot po u jap atyre provën e kundërt. Jam pro tij fort për mosdjegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike, jo thjesht për faktin se LSI-ja nuk i dorëzon të vetat kurrë, sepse Monika thotë që i kanë fituar me gjak. Kam qenë i këtij mendimi qysh në fillim fare, atëherë kur për herë të parë dikush e hodhi si ide, dhe unë sot i qëndroj ende njësoj bindjes sime. Edhe “radikalët” i mirëkuptoj, sepse janë të njëjtët, që i binin gjoksit me grusht para një viti, duke u betuar se opozita nuk duhet të hyjë kurrë në zgjedhje me Edi Ramën. Më pas, po këta ishin të parët, që fërkuan duart për pazarin e 18 majit dhe, natyrisht, e ndoshta për pasojë edhe më të kuotuarit e listës Basha. Unë mendoj se mandatet e opozitës nuk ka nevojë të digjen, në asnjë rast, por ato thjesht duhet të përdoren ndershmërisht dhe mençurisht. Lulzim Basha, as i djeg dhe, as i përdor, ndaj, jo rastësisht, të kujton një shprehje vulgare që është bërë shumë popullore kohët e fundit. Dhe, sipas meje, ky është edhe shkaku kryesor i kësaj krize të pashembull të Partisë Demokratike dhe të opozitës zyrtare të këtij vendi.” – shkruan Patozi.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI