Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Shembja e Teatrit, deputeti i PD: Dikush do të hyjë në burg

Lapsi.al 30 June 2018
Shembja e Teatrit, deputeti i PD: Dikush do të hyjë në burg

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, duke komentuar çështjen e Teatrit Kombëtar, është shprehur se dikush do të përfundojë në burg për këtë vendim skandaloz.

Bylykbashi shkruan në Facebook se “Rama ose bën ligj për interesat e tij, ose kur ligji e bie ndesh, e shkel me këmbë dhe e gris. Këto foto janë prova e sharlatanizmit, pafytyrësisë dhe makutërisë së tij kriminale, por edhe e turpit të deputetëve të tij dje dhe sot”. ‎

“Akti i fundit i kësaj rreckërie, është votimi nga Teatri i Kukullave ‎për të miratuar ligjin rrecke për prishjen e teatrit e për të ndërtuar Teatrin e Kullave. Jo ai teatër kukullash ku për drejtor ka vënë një djalosh militant fanatik të prishjes së Teatrit Kombëtar e që u jep mend artistëve që themeluan teatrin shqiptar.

E kam fjalën për Parlamentin që e ka mbushur me deputetë marioneta që ngritën dorën dje sapo u tërhoqi fijen Rama (jam i bindur që disa nuk kane qenë asnjëherë në Teatrin Kombëtar e do të vdesin pa qenë asnjëherë aty. Ata janë të bindur se shefi i tyre që i di më mirë këto punët e artit. Ç’u duhet atyre?!)”, shkruan deputeti Bylykbashi.

Në fund ai paralajmëron se dikush do të përfundojë në burg për këtë çështje.

“Se harrova, disa do të hyjnë gjithsesi në burg, se Kodi Penal ka disa nene që janë më fleksibël se ligji rreckë i Ramës për prishjen e teatrit. Gjynah kush vë firma…”, përfundon reagimin e tij deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI