Flash

4 banka të nivelit të dytë të dyshuara për pastrim parash

Lapsi.al 30 June 2018
4 banka të nivelit të dytë të dyshuara për pastrim

Banka e Shqipërisë ka lëshuar alarmin se disa banka në vend kanë rrezik të lartë për pastrim parash. Konkluzioni ka dalë pas një vlerësimi të kryer në 60 subjekte financiare të vendit, mes të cilave 16 banka, 31 Institucione Financiare Jo Banka dhe 13 Shoqëri Kursim-Krediti.

Sipas vlerësimit, përfundimet e të cilit janë publikuar në raportin vjetor të mbikëqyrjes nga inspektimet ka rezultuar se gati gjysma e institucioneve financiare në Shqipëri kanë rrezik të lartë për t'u përfshirë në pastrim parash.

"Vlerësimi i integruar rezultoi me rrezik të lartë për 29 subjekte, nga të cilat 4 janë banka dhe pjesa tjetër IFJB dhe SHKK," thuhet në raportin e BSH.

Sistemi i vlerësimit të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit konsiston në integrimin e vlerësimit për sasinë e rrezikut dhe vlerësimit për cilësinë e administrimit të rrezikut, për të dhënë një vlerësim final.

Sipas vlerësimit, në katër banka, emrat e të cilave janë mbajtur konfidenciale, rreziku për pastrim parash dhe financim terrorizmi është i lartë, ndërkohë që masat e marra për parandalimin e pastrimit të parave janë të pamjaftueshme.

Transferta të dyshimta

Pjesë integrale e vlerësimit të rrezikut për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit ka qenë edhe vlerësimi i integruar i transfertave të kryera nga bankat dhe subjektet e tjera financiare.

"Vlerësimi i integruar i transfertave, rezultoi me rrezik të lartë për 14 subjekte, ku përfshihen 10 banka dhe 4 Institucione Financiare Jo Banka," thuhet në raportin e BSH.

Sipas vlerësimit, problematikat e identifikuara gjatë inspektimeve në vend për parandalimin e pastrimit të parave në banka kanë qenë kryesisht të lidhura me: justifikimin e transaksioneve të kryera për punonjësit e bankës; mospërputhjen e të dhënave të bankës me profilin e klientit dhe aktivitetin e tij; disponimin e dokumenteve që provojnë burimin e fondeve, të cilat mbeten kryesisht në nivel deklaratash për transaksione të kryera nga klientët me para fizike (cash) në llogaritë individuale dhe tregtare etj.

Të këshilluara

Kryemadhi i bën një kërkesë publike Metës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë sot një kërkesë publike ndaj bashkëshortit të saj, Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në një dalje për mediat ajo...

17:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI