Flash

Përse të gjithë yjet mbanin një trëndafil të bardhë në "Grammy Awards"

Lapsi.al 29 January 2018
Përse të gjithë yjet mbanin një trëndafil të

Edicioni i 60-të i Grammy Awards solli një risi gjatë kalimit në tapetin e kuq. Shumë artistë u shfaqën duke mbajtur në dorë apo duke përfshirë në veshjen e tyre një trëndafil të bardhë. Por kush është kuptimi i këtij trëndafili? Në fakt, e gjithë kjo sipërmarrje është pjesë e solidaritetit të artistëve ndaj protestës kundër ngacmimeve seksuale dhe pabarazisë në këtë indurstri. Lëvizja “Time’s Up”, e organizuar nga dy producentë muzikorë Meg Harkins dhe Karen Rait, u kishte bërë më herët thirrje të gjithë artistëve të mbështesnin kauzën duke u shfaqur në Grammys me nga një trëndafil të bardhë.

“Kemi zgjedhur trëndafilin e bardhë sepse, historikisht, ai është simboli i shpresës, paqes, simpatisë dhe rezistencës. Bota është duke parë. Merrni me vete një trëndafil të bardhë.” – shkruhej në një pjesë të letrës. Lëvizja mori përgjigjen e shumë artistëve. Rita Ora, Lady Gaga, Kelly Clarkson dhe Pink ishin disa nga ata që u shfaqën me një trëndafil të bardhë gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Më poshtë gjeni listën e plotë të artistëve që mbështetën këtë lëvizje.

Të këshilluara

Jonida Aliçkolli, mama për herë të dytë

Moderatorja e Top Albania Radio, Jonida Aliçkolli është bërë nënë për herë të dytë, pak minuta më parë në maternitetin Koço Glozheni. Blitz.al zbulon se vogëlus...

16:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI