Flash

A ka pasur ngacmime seksuale në kinemanë shqiptare? Flet Tinka Kurti...

Lapsi.al 20 January 2018
A ka pasur ngacmime seksuale në kinemanë shqiptare? Flet Tinka

Prej disa kohësh në botën e kinematografisë janë shtuar në masë akuzat për ngacmim seksual ndaj regjisorëve apo aktorëve të tjerë. Nga Amerika ky debat ka mbërritur në Shqipëri, ku ka qenë aktorja Eliza Dushku ajo që ka pranuar se është ngacmuar seksualisht. Për ngacmimet seksuale kanë folur dhe të tjerë aktorë si Ema Andrea apo dhe Gentian Zenalaj, i cili i pranoi ato. Për aktorët e brezit më të vjetër, nuk ka pasur asnjëherë ngacmime seksuale. Një prej tyre është Tinka Kurti që i mohon ato.

“Absolutisht jo. Nuk guxonte askush. Flas për vete dhe për shoqet e mia. Gjatë gjithë karrierës, teatrale dhe kinematografike nuk kam dëgjuar diçka të tillë. Ne rrimin bashkë edhe 9 muaj në sheshxhirim, kur bënim filma. Se kishte dubla pafund. Nuk kishte ngacmime. Përkundrazi ne shkonim mirë. Argëtoheshim pafund. Nuk mund t`ia bëj kot diçka të tillë”, - ka qenë kjo deklarata e Tinka Kurtit për Tirana Post.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI