Flash

Vazhdojnë ende kritikat për modeleve nën peshë

Lapsi.al 18 January 2018
Vazhdojnë ende kritikat për modeleve nën peshë

Modelet shumë të dobëta u ndaluan fillimisht me ligj në 2015-n në Francë. Vetëm një vit më pas disa nga markat më të njohura të modës, si “Dior” apo “Gucci” vendosën që të mos pranonin më modele të dobëta gjatë prezantimit të koleksioneve të tyre. Vendimi i industrisë së modës u mor pas kritikave të publikut se markat me kërkesat e tyre nxisnin anoreksinë dhe rrisnin çrregullimet në ushqim, jo vetëm për modelet e tyre, por edhe për fansat e këtyre të fundit.

Victoria Beckham theu rregullat në 2016-n dhe tani bëri të njëjtën gjë. Ajo u kritikua dy ditë më parë pasi kishte zgjedhur një modele shumë të dobët.

Nëna e modeles “kockë e lëkurë” të përdorur nga Victoria Beckham për të promovuar koleksionin e saj të fundit, reagoi pas kritikave se vajza e saj dukej si “skelet”. Dizajnuesja u përballë me një sërë akuzash pasi përcolli një mesazh të rrezikshëm dhe jorealist për femrat e reja, duke përdorur imazhin e Giedre Dukauskaite, e cila ka përmasat e një vajze 7-vjeçare. Banorët e qytetit të Lituanisë ku u rrit modelja 29-vjeçare thonë se quanin atë “fyell”, për shkak të fizikut të hollë. Por nëna e modeles, Irena Dukauskiene, i drejtohet e zemëruar nënave të vajzave adoleshente, që e cilësuan të bijën e saj shumë të dobët.

“Nuk e kuptoj për çfarë është gjithë kjo zhurmë. Ndoshta shumë nga këto nëna kanë zili suksesin e vajzës sime? Kijeni parasysh që Giedre është 29 vjeç, jo një 16-vjeçare e papjekur”.

Ajo mohoi faktin që vajza e saj të ketë qenë e pashëndetshme. “E kam parë për herë të fundit dy muaj më parë kur erdhi në shtëpi. Nuk mu duk aspak shumë e dobët. Ajo ha gjithçka që i jap, madje dhe zebelin (ushqim gjerman), i cili është i vështirë për t’u tretur”. Sa i përket kritikave të paraqitjes së saj, ajo tha: “Është qesharake. Jam e sigurt se ata panë fotografitë që donin të shihnin. Nëse do të shihnin fotografi të tjera të Giedre-s, ata nuk do ta quanin ashtu…”.

Irina mohoi të ishte shqetësuar ndonjëherë mbi peshën e modeles:

“Ajo është e rritur. Ne e mbështesim me gjithë zemër dhe do t’i qëndrojmë pranë pavarësisht gjithçkaje”.

Të këshilluara

Çpo ndodh mes Dua Lipës dhe Ariana Grande

Këngëtarja me prejardhje shqiptare vetëm pak ditë më parë publikoi hitin e ri “IDGAF” për të cilin të gjithë e dimë se për çfarë bën fjalë. Menjëherë pas tij...

16:04

Jolie apo Aniston, kë zgjedh Gerard Butler

Gerard Butler ishte i pranishëm në emisionin “Watch What Happens Live With Andy Cohen” dhe u pyet se kush puth më e mirë mes Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie...

14:30

Princ Harry fton ishin e tij në dasëm

Chelsy Davy dhe Cressida Bonas janë dy prej femrave me të cilat Princ Herry ka pasur lidhjet më serioze përpara se të takonte dashurinë e jetës, aktoren Meghan ...

12:41

Beyonce dhe Rihanna, duet sëbashku

Shpesh herë janë vënë përballë njëra tjetrës së cila është më e mirë se tjetra, por sërish, asgjë nuk i ka prishur marrëdhëniet e tyre. Ama, kurrë nuk kemi pasu...

11:55

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09