Flash

Hollywood vazhdon të trondisë tani me diskriminim gjinor

Lapsi.al 15 January 2018
Hollywood vazhdon të trondisë tani me diskriminim gjinor

Lajmi se aktori Mark Wahlberg ishte paguar me 1.5 milion dollarë për të rixhiruar disa skena në filmin “All the money in the world”, kur Christofer Plummer zëvendësoi Kevin Spaceyn në vazhdën e skandalit seksual, bëri bujë pak ditë më parë.

Ajo që tronditi opinionin ishte diferenca e pagesës mes aktorit dhe Michelle Williamsit, gjithashtu protagoniste e filmit të Ridley Scottit, transmeton tch. Për punën shtesë Williams ka marrë vetëm 80 dollarë në orë për një total prej 1 mijë dollarësh.

Pas shpërthimit të polemikave për diskriminim gjinor në Hollywood, Wahlberg njoftoi ne profilin e tij në Twitter se të gjitha paratë që siguroi për rikthimin në sheshxhirim, pra 1.5 milionë dollarë do të shkonin për “Times Up”, shoqatë e themeluar për mbrojtjen e viktimave të abuzimeve seksuale.

 

Të këshilluara

Big Mama: Pse u ndava me të dashurin

E ftuar në Prive ajo ka folur për jetën e saj dhe gjithashtu ka treguar arsyen e ndarjes. Big Mama është shprehur se lidhja e saj me të dashurin ka zgjatur rret...

16:02

Kylie Jenner nis përgatitjet për bebin

Ajo po pret fëmijën e saj të parë kurse për më pak se tre muaj pritet që të bëhet nënë.  Por sipas burimeve të US Weekly Kylie është duke u munduar që çdo detaj...

11:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI