Flash

Djali i Pirro Çakos tregon marrëdhënien me njerkun: Nuk e doja Hetemin!

Lapsi.al 14 January 2018
Djali i Pirro Çakos tregon marrëdhënien me njerkun: Nuk e doja

Ai vjen direkt nga Parisi, por nuk ka lidhje me pasarelat e modës. Antoni Çako është djali i sopranos Inva Mula dhe kompozitorit Piro Çako.

45487845487457

22-vjeçari duket se ka trashëguar nga familja e tij genin e artistit. Ai ka lindur dhe është rritur në Paris, ka disa kohë që i është përkushtuar muzikës dhe gjatë këtij viti është gati të debutojë si producent në skenën europiane të muzikës elektronike.

Por në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, ai ka folur për pasionet e tij por edhe për familjen.

Antoni flet edhe për marrëdhënien me motrën e tij 5-vjeçare:

Kam një marrëdhënie siç mund të ketë një 22-vjeçar dhe 5-vjeçare. Mezi pres që të rritet që të kemi një marrëdhënie edhe më të afërt”.

Ndërsa për bashkëshortin e nënës së tij, Hetem Ramadani ai shprehet:

Fillimisht kur u lidh me mamin, isha 13 vjeç, nuk e pranoja siç nuk e pranon çdo 13-vjeçarë, sepse isha xheloz, por kur lindi Nina çdo gjë ndryshoi. Tani me Hetemin kemi një marrëdhënie shumë të mirë, kam shumë respekt. Është burrë shumë i mirë, kemi marrëdhënie shumë të mirë, e respektoj shumë”.

(Minuta: 10;06)

Në “Jo vetëm modë” ai shpreh edhe vlerësimin që ka për dy prindërit e tij.

“Jam fansi më i madh i babait, jam shumë krenar për muzikën që ka bërë. Jo sepse jam djali i tij, por mendoj se është kompozitori më i madh, të paktën i gjeneratës së vet…” 

Sa i përket sopranos Mula, ai thotë: “Mami im është zëri më i madh i rrymës operistike në Shqipëri edhe kjo është krenaria tjetër më e madhe e jetës time…”

Nëse bëhet i famshëm, Antoni emrin e artit dëshiron ta mbajë thjeshtë, “Çako”.

Të këshilluara

Taylor Swift rikthehet me "End Game" (Video)

Nëse reputacioni i saj nuk është provuar akoma mjaftueshëm, Taylor Swift rikthehet për të na kujtuar se ajo është më e lumtur se kurrë dhe nuk i intereson se çf...

19:33

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09