Flash

Zv/ministri i Jashtëm i Austrisë për mosarrestimin e Tahirit: Askush të mos fshihet pas autoritetit

Lapsi.al 16 November 2017
Zv/ministri i Jashtëm i Austrisë për mosarrestimin e Tahirit:

Zv/ministri i Jashtëm i Austrisë gjendet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Michael Linhart flet për marrëdhëniet dypalëshe, aspiratën e Shqipërisë për t’u integruar në BE dhe rëndësinë e reformës në drejtësi, si kusht për hapjen e negociatave me Brukselin.

I pyetur për vendimin e parlamentit shqiptar që bllokoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri (i cili akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe favorizim të trafikut të drogës), Dr. Linhart tha askush nuk duhet të fshihet pas autoritetit.

“Unë jam i bindjes se qytetarët e një shteti duhet të jenë të barabartë para ligjit. Askush nuk duhet të kërkojë dhe të gjejë mbrojtjen e ndonjë autoriteti. Kjo vlen për të gjitha vendet që i janë bashkuar idesë europiane dhe sigurisht edhe për vendet që dëshirojnë t´i bashkohen kësaj ideje.

Një tjetër parim i rëndësishëm ligjor është edhe prezumimi i pafajësisë. Prandaj unë do të këshilloja, t´i lëmë gjykatat të punojnë”, deklaroi zv/ministri i Jashtëm i Austrisë.

Të këshilluara

Vrasja e Cukut, autori tërhiqet nga dëshmia

Mikel Shallari, autori i dyshuar i vrasjes së Komisar Artan Cukut, në Prill të këtij viti, tërhiqet nga dëshmia e tij, ku fillimisht pranoi krimin. 19 – vjeçari...

23:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI