Flash

Basha akuza të forta Ramës: Buxheti projekt për të legalizuar paratë e drogës dhe krimit

Lapsi.al 16 November 2017
Basha akuza të forta Ramës: Buxheti projekt për të

Nga foltorja e kuvendit ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka vazhduar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Basha tha se me buxhetin e vitit 2018 po dëmton ekonominë e vendit, dhe po favorizon klientët e tij.

Nga foltorja e Kuvendit, krye demokrati u ndal tek tre masat kryesore që sipas tij, kreu i qeverisë ka parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sipas Bashës, me vendimin për faturat e TVSH-së, kryeministri Rama po përgatit koncesionin për vëllain e tij.

“Faza e dytë e projektit të tij është përdorimi i parave të drogës për të futur në dorë ekonominë publike dhe private duke shkrirë në një krimin, politikën dhe biznesin, legalizimi në ekonomi dhe politikë, i futi kancerin e trafikut të drogës dhe tani projekti është legalizimi i parave të drogës, ndaj sot ka banka pronarët e të cilëve fshihen në parajsa fiskale, sikur ka koncesione me pronarë të fshehur në parajsa fiskale, kontrata që mbahen sekret ndaj publikut.  Sot, dje, pardje, ai u bënte thirrje bankave të bëhen pjesë e marrëzisë kriminale edhe pse mafia i vret bankierët në mes të qytetit për të pastruar paratë e krimit. Ashtu si bëri me kriminelët në politikë si bëri me kanabisin duke përqeshur, zgërdhirë e tallur ata që e denoncuan. Nëse në vend të denoncimit do të zgjedhim të qeshim si kërkon ky, kjo do të sjellë shkatërrim sot”- tha Basha.

Të këshilluara

Vrasja e Cukut, autori tërhiqet nga dëshmia

Mikel Shallari, autori i dyshuar i vrasjes së Komisar Artan Cukut, në Prill të këtij viti, tërhiqet nga dëshmia e tij, ku fillimisht pranoi krimin. 19 – vjeçari...

23:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI