Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Pasi u rrah, biznesmenit libanez i uzurpojnë tokën tek Gjiri i Lalzit me firmën e Dakos

Lapsi.al 15 November 2017
Pasi u rrah, biznesmenit libanez i uzurpojnë tokën tek Gjiri i Lalzit

Pasi u rrah investitori libanezoamerikan, Faadi Mitri, u largua nga Shqipëria, ndërkohë që pronën e tij tashmë e kanë azurpuar banorët e zonës se Shën. Rreth 15 banorë të zonës kanë kërcënuar rojën e kompanisë së tij “Omnix Albania” dhe kanë shembur gardhin rrethues të pronës.

Më pas, me pretendimin se janë pronarët legjitimë të truallit, banorët rrethuan parcelat për llogari të tyre duke bërë “vetëgjyqësi”. Në momentin e ngjarjes, të pranishëm, përveç banorëve të zonës, kanë qenë edhe një punonjës i Policisë së Bashkisë Durrës dhe një topograf, punonjës po i Bashkisë.

Përfaqësuesit e kompanisë “Omnix Albania” kanë kërkuar ndihmë nga Policia, por kjo e fundit nuk u ka ofruar mbështetje, sipas tyre.

“Kur u njoftua Policia për sulmin e banorëve, që duke kërcënuar rojet po ngrinin gardhin e tyre, deklarata e Policisë Manzë, ishte që ne nuk i pengojmë dot pasi ata janë të pajisur me certifikatë pronësie dhe leje për ndërtim gardhi, të firmosur nga bashkiaku i Durrësit, z. Vangjush Dako, i cili kishte dërguar me këta vandalët edhe një polic bashkiak dhe një topograf”, - sqaruan përfaqësuesit e kompanisë “Omnix Albania”. Sipërfaqja prej 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit është kthyer prej disa vitesh në një mollë sherri mes biznesmenit libanez dhe banorëve të zonës, të cilët pretendojnë se kanë pronën e tyre në hapësirën e rrethuar nga kompania “Omnix Albania”.

Faadi Mitri pretendon se e ka marrë këtë sipërfaqe toke, ndërsa Gjykata e Durrësit ia ka njohur shtetasit Pal Seçunit (banor i zonës). Në vitin 2014, banorët protestuan, por pas ndërhyrjes së dhunshme të Policisë, biznesmeni ngriti rrethimin.

Sipas hetimeve të deritanishme, prokurorët kanë krijuar dyshime të arsyeshme se Selçuni e ka fituar pronën me anë të dokumenteve të falsifikuara.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI