Flash

Rama: Çfarë bisedoj me Nanon dhe një koment për Presidentin Meta

Lapsi.al 14 November 2017
Rama: Çfarë bisedoj me Nanon dhe një koment për

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se është mik me Fatos Nanon. Në një intervistë dhënë për gazetaren Eni Vasili, Rama tha se takohet dhe këshillohet shpesh me të.

“Fatos Nano nuk e ka pasur fatin që kam pasur unë. Ai nuk ka pasur një paraardhës të tërhequr nga arena me të cilin mund të këshillohesh. Ai ka të gjithë mundësinë të shohë nga arena, por nuk e ka stresin e të përditshmes. Unë e pyes shpesh atë. Unë pyes dhe e dëgjoj. Është fat të kesh një paraardhës që ka kaluar në të njëjtën rrugë dhe e njeh më së miri fushën e betejës dhe e sheh atë nga larg. Ma kujton “Plakun dhe deti”, por jo për moshën. A kam keqardhje që nuk e ndihmova të bëhej president? Kjo është pjesë e kohës kur ai dhe unë ishim në arenë” – tha Rama. Kreu i qeverisë u pyet edhe për Ilir Metën për të cilin tha se mund të jetë një president shumë i mirë duke mos kursyer një batutë për bashkëshorten e tij: “E kam thënë dhe më parë që Ilir Meta mund të jetë një President shumë i mirë. E kam thënë dhe e kam besuar. Meta është një politikan race, ndërsa Monika është thjesht bashkëshortja e tij. Është si të thuash “kapaku pa tenxheren” – tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI