Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

"YFSF" largon Xumin dhe Marjana Kondin sepse...

Lapsi.al 12 April 2017
"YFSF" largon Xumin dhe Marjana Kondin sepse...

Largimi i Marjana Kondit dhe Xum Allushit nga spektakli “Your Face Sound Familiar” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, fillimisht pas mungesës së tyre në spektakël, e më pas edhe për shkak të heshtjes së producentëve këtë të hënë. 

Mungesa e tyre për herë të dytë zgjoi dyshimet se largimi i tyre është përfundimtar. Por çfarë ka ndodhur mes aktorëve dhe produksionit dhe cila është e vërteta e largimit të tyre nga “Your Face Sound Familiar”? E kontaktuar nga “GSH”, aktorja e njohur Marjana Kondi ka konfirmuar lajmin. “Nuk na hoqem, ikëm vetë”, ka thënë me humor Marjana Kondi, e cila në vazhdim ka shpjeguar se largimi i saj dhe i Xum Allushit ka ardhur për shkak të përfundimit të kontratës me “Your Face Sound Familiar”. “Kontrata jonë ishte një mujore dhe përfundoi”, ka shpjeguar më tej aktorja, e cila thekson se nuk ka asnjë prapaskenë, apo gjë të madhe që fshihet pas. “Nuk ka ndonjë gjë të madhe, thjesht ka mbaruar kontrata”, përfundon ajo. “Marrëdhëniet tona me produksionin, veçanërisht me Vera Grabockën janë jashtëzakonisht të mira dhe korrekte, natyrisht edhe me Alketën. Kanë qenë të mira që nga "Dance with me" dhe vazhdojnë të jenë", shprehet më tej Marjana Kondi.

Të këshilluara

Marina largohet nga pogrami sportiv?!

Kampionatet e futbollit evropian, ashtu si dhe ai shqiptar kanë hyrë në fazën e tyre të fundit. Edhe pak javë na ndajnë nga shpallja e kampionëve, ndërkohë që m...

14:17

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI