Një shkrim i gushtit të vitit që shkoi, i kushtoi DailyMail-it një falje publike ndaj zonjës së parë të SHBA-ve, Melania Trump. Tani, “DailyMail” do të duhet të paguajë një dëmshpërblim monetar kundrejt saj.
Sot, në faqen e parë të dailymail.co.uk, u shfaq atikulli "Melania An apology" më i shkurtri që “DailyMail”-i njohur për artikujt e gjatë dhe të detajuar-ka bërë ndonjëherë.
Mail Online i kërkon falje publike Melanias për artikullin ku citoheshin burime që thonin se, gjatë kohës kur punonte si modele, Melania Trump ka bërë gjithashtu “shërbime të tjera jashtë modeling-ut”. Melania i mohoi kategorikisht këto aludime, po kështu edhe drejtuesi i agjencisë së modeling-ut asokohe, Paulo Zampolli.
Përveç kësaj, në artikull citohej edhe se në të vërtetë Melania dhe Donald Trump janë njohur tri vite përpara kohës kur thonë, dhe se takimi i parë që tregojnë ata, është një sajesë për marketing.
“Ne e pranojmë se këto aludime për zonjën Trump nuk janë të vërteta dhe i tërheqim ato mbrapsht.”, shkruan “DailyMail”. “I kërkojmë falje zonjës Trump për çdo lloj shqetësimi që i ka shkaktuar ky publikim. Për të shlyer paditë që Melania Trump ka ngritur kundrejt nesh, kemi rënë dakord të paguajmë dëmet dhe kostot që i janë shkaktuar.”