Flash

Vajzat që rrëzuan Kardashian-et, seksi dhe te pasura(VIDEO)

Lapsi.al 9 April 2017
Vajzat që rrëzuan Kardashian-et, seksi dhe te pasura(VIDEO)

Jetën e motrave Kardashian-Jenner e kemi ndjekur hap pas hapi prej më shumë se 10 vitesh, kemi qarë, qeshur dhe gëzuar bashkë me to, por çdo fillim e ka dhe një fund dhe nëse Kris Jenner bashkë me Kim Kardashian, (që janë dhe mendjet gjeniale që fshihen pas suksesit të jashtëzakonshëm dhe kthimin e mbiemrit ‘Kardashian’ në një brand), nuk veprojnë shpejt, vendin do t’ja zenë të tjerë personazhe.

Pak kohë më parë u bë me dije se audienca e “Keeping up with the Kardashians” ka rënë ndjeshëm, nga 3 milion në 1,16 milion për seri. Dhe kjo nuk është shenjë e mirë për Kardashian-et apo për producentët e shfaqjes që kanë gjeneruar miliona dollarë me transmetimin e saj. Por ndërkoha që audienca largohet pak nga pak nga Kim-i dhe dramat e saj, ritmin e të cilave e kemi të pamundur ta ndjekim, shkojnë të shijojnë ca pushime të mira me “Wags”. Ky reality-show ka në qendër jetën e grave dhe të dashurave të sportistëve më në zë dhe është kaq i thjeshtë, si një limonatë e freskët.

Ato janë shumë seksi, shpenzojnë shifra marramendëse parash, jeta e tyre rrotullohet rreth pushimeve luksoze dhe seteve fotografike të guximshme, nuk kanë asnjë kompleks përpara kamerës dhe mund t’i dëgjoni duke thënë apo bërë praktikisht gjithçka. Shumë mund ta quajnë fals me një nivel të dobët aktrimi, por se ç’ka diçka që të ndalon të ndërrosh kanal, siç ndiheshim edhe për “Keeping up with the Kardashians” në fillimet e tij.

 

Të këshilluara

Janet Jackson i jep fund martesës

Motra e popstar-it Michael Jackson , Janet Jackson, është ndarë nga burri i saj multimilioner vetëm disa muaj pasi lindi fëmijën e saj të parë me të, në moshën ...

13:56

Ai i propozon,por Emma Stone i thotë jo!

Një 17-vjeçar bëri propozimin më epik për mbrëmjen e maturës: Ftoi aktoren e famshme Emma Stone ta shoqëronte në festën e fundit të shkollës së mesme. Nuk is...

13:42

Noizy në klinikë estetike për të...(FOTO)

Kurrë nuk i lë pas dore kontrollet e herëpashershme. Madje këtë e bën publike duke ndërgjegjësuar edhe masën, që e merr si shembull, që të kujdesen për shëndeti...

10:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI