Në mes të krizës politike, kryeministri Rama nuk i ndal transmetimet e "ERTV. Këtë pasdite ai vizitoi një familje fermerësh në Baldushk dhe së bashku me Saimir Tahirin, ia shtruan me raki, siç raporton newsbomb. E deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme sepse siç thuhet, sipas vendit dhe kuvendi. Ndaj, më shumë se rakia, është shikueshmëria e shfaqjes së tij në facebook, që do i ketë djegur më shumë kreut të qeverisë. Si asnjëherë më parë, shifrat e ndjekësve online u tkurrën në 600. Po të kemi parasysh se transmetimet direkte të "ERTV" kapnin audiencë rreth 2000 vetë në kohë reale, ky zhvillim duket vërtetë shqetësues.
SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH
SPAK ka kërkuar 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin. Beci akuzohet për favorizim të një kompanie në proce...