Arinda Gjoni ishte transformuar sot si Jon Bon Jovi. Këngëtarja nga Rrësheni hapi mbrëmjen e spektaklit "Your Face Sounds Familiar", por duket se kalimi i saj nga një vajzë e brishtë tek një mashkull rock-er, nuk i ka pëlqyer aspak gazetarit të "Zonë e Lirë". Me të mbaruar interpretimin, Arnida është pritur me këmbët e para nga Çani i cili nuk e kurseu. Troç ai i tha se nuk i duronte dot femrat që bëjnë si meshkuj, ndaj "ma shkrefe, ma shpife". Duke shtuar komente të tjera në cilësinë e anëtarit të jurisë, moderatori i tha këngëtares: "Dukesh si Bon Jovi nga Laçi, një lac i paparë"!
Berisha akuza Ramës për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë publike
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me ndërtimin e një hoteli në Kanionin e Gjipesë, du...