Flash

Madam Butterfly, Royal Opera House: Ermonela Jaho është më e mira Cio-Cio San që Londra ka parë ndër vite (Foto)

Lapsi.al 28 March 2017
Madam Butterfly, Royal Opera House: Ermonela Jaho është më e mira

Ermonela Jaho është e paharrueeshme në rolin kryesor të Moshe Leiser dhe Patrice Caurier's në operan e Puccinit.
butterfly-1.jpg

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, e rrëmbeu audiencën në “Convent Garden” me performancën e saj të shëlqyer në operën “Il trittico” të Puccinit, por edhe pse ajo ishte paraqitur gjithandej nëpër botë me rolin e Cio-Cio San, ajo kishte pritur deri tani që në këtë rol të paraqitet në Londër.

Dhe me sa emocion e interpreton atë: skena përfundimtare në produksionin e dyshes Moshe Leiser dhe Patrice Caurier është nënvlerësuar, derisa patetizmat në të janë kufizuar në minimum, pa takime të ngathëta simbolike midis Lindjes dhe Perëndimit, gjë që mundëson që skena t’i përshtatet në mënyrë të përkryer performancës së Jahos, thuhet në shkrimin e Independent.

Në aspektin vizual, ky produksion është poli i kundërt nga ajo e Minghellas në “Coliseum” dhe megjithëse setet e saj të stilit dekorues japonez “japonaiserie” e munduan shoqëruesin britanik, intimiteti i dramës bëhet imponues.

Nën dirigjimin e Antonio Pappanos, secila nuancë e butësisë a ashpërsisë së partiturës, është vënë në pah. Në operë ka disa performanca të mira, sidomos e vërejtshme ajo e tenorit argjentinas, Marcelo Puente, në rolin e Pinkertonit, mënyra e dalë mode e aktrimit të të cilit në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon bukurinë e qëndrueshme të të kënduarit të tij.

Roli i Jeremy ëhite është i stuhishëm në mënyrë të përshtatshme, derisa Elizabeth Dershong është në mënyrë diskrete komanduese në rolin e Suzukit, dhe Scott Hendricks e interpreton një Sharpless shumë simpatik. Ndërsa Jaho kombinohet ndërmjet dobësive e kurajës, herë pas here, duke sugjeruar brishtësinë e një kukulle shfaqjesh, me gjuhën e trupit të saj.

Dueti i saj i mrekullueshëm me Puenten përlot deri në parajsë, dhe interpretimi i saj i gjatë solo në të cilën shpresa lufton me frikën, na mban pezull në secilën pjesë: ajo është Madam Butterfly më e mirë që ka parë Londra prej vitesh.

Të këshilluara

Humb jetën kushërira e Zayn Malik (Foto)

Kushërira e Zayn Malik ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga një tumor në tru në moshën 5 vjeçare. Familjarët e ish pjestarit të 'One Direction' kanë postua...

15:51

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI