Flash

Beyounce nuk shpëton nga skandalet e babait (FOTO)

Lapsi.al 28 March 2017
Beyounce nuk shpëton nga skandalet e babait (FOTO)

Babai i Beyonce-s është akuzuar për mashtrim nga avokatët e tij, pasi ka refuzuar të paguajë faturën ligjore prej 50.000 dollarësh.

Në nëntor të vitit të kaluar, Matthew Knowles punësoi firmën juridike, në mënyrë që  kjo e fundit ta përfaqësonte gjatë procesit gjyqësor që ishte ngritur kundër tij. Gjatë gjithë periudhës së konsulencës dhe asistencës gjyqësore, fatura arriti shumën 49.120 dollarë. Pavarësisht detyrimit ligjor, i ati i këngëtares nuk arriti ta shlyente detyrimin, por përkundrazi ai vazhdoi duke shkelur ligjin. Disa muaj më vonë, ai organizoi një ankand sekret ku shiti objekte të rëndësishme që i përkisnin vajzave të grupit Destiny’s Child.

Edhe një vit më parë, babai i këngëtares së famshme u përfshi në një telash të këtij lloji, kur sërish refuzoi të paguante sipas kontratës që kishte nënshkruar. 

Të këshilluara

Shtëpia luksoze e Almeda Abazit (FOTO)

Çifti Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayışman të cilët kanë dy vite që janë së bashku e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë muaj më parë në Los Angeles. Pas...

09:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI