Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Emisioni i famshëm francez: lufta e egër mes reperëve shqiptarë (video)

Lapsi.al 21 March 2017
Emisioni i famshëm francez: lufta e egër mes reperëve

Emsioni i mirënjohur francez, L'effet Papillon, ka udhëtuar në Shqipëri dhe Kosovë, për të treguar atë që e quan: lufta e pamëshirmshme mes reperëve shqiptarë. Gazetarët janë ndalur në rivalitetin mes dy grupeve më të mëdha të hip hop-it, Babastars dhe OTR, duke sjellë gjithashtu një historik të shkurtër të zhvillimit të muzikës në trevat shqiptare, ku sipas tyre, Kosova mbetet lider.  

"Lufta e repit mes Shqipërisë dhe Kosovës vazhdon për më shumë se një dekadë. Megjithatë të dyja vendet ndajnë të njëjtën gjuhë, shqipen, dhe të njëjtën fe, Islamin. Por reperët kosovarë konsiderohen si pionerët e hip hop-it vendas. Ata kanë themeluar labelin më të famshëm: Baba Stars. 

Por për shqiptarët, të vinte një supremaci e tillë nga ana tjetër e malit, ishte e padurueshme. Për Kosovën, Shqipëria është një vend më pak i zhvilluar duke qenë i mbyllur nën regjimin totalitar komunist dhe të paaftë për të konkurruar me gjenialitetin e tyre muzikor. Duke qenë se këngët e tyre dëgjohen në Ballkan, diasporë, Evropë dhe SHBA, gara bëhet edhe më e ashpër," thuhet në materialin filmik, shoqëruar me pamje nga klipet e reperëve shqiptarë.

Sipas tyre artistët e Kosovës janë më të aftë dhe të talentuar në krijimin e muzikës së mirë, kjo edhe për faktin se Shqipëria ka qenë për shumë vite e izoluar pa patur asnjë burim frymëzimi për të krijuar.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI