Flash

Çfarë ndodhi natën e korrikut të 1981 mes princes Dianës dhe princ Charles?! Zbulohet dëshmia (Foto)

Lapsi.al 21 March 2017
Çfarë ndodhi natën e korrikut të 1981 mes princes

Natën e korrik 1981, një ditë përpara dasmës së tij me princeshë Dianën, princi Charles e ka kaluar duke 'lagur jastëkun' sepse vazhdonte të ndjente për ish të dashurën e tij (dhe më pas dashnoren) Camilla Parker-Bowles. 

Sipas një biografie kushtuar princit të Wales nga Sally Bedell Smith. Charles ndihej nën presion për t'u martuar me princeshën dhe ishte ende i dashuruar për Camilla-n.

Historia e Charles dhe Camilla-s është e mirë-dokumentuar, të dy kanë nisur të frekuentohen pasi u takuan për herë të parë në 1971, duke nisur kështu një histori dashurie që ende do të bënte bujë dekada më pas. Sipas Smith, Charles vlerësonte faktin që Camilla ishte me këmbë në tokë, dashuronte fshatin dhe nuk i pëlqente moda.

Ata ndanin të njëjtin sens humori dhe ai pëlqente kaq shumë faktin që ajo e dëgjonte gjithmonë. Duket shumë natyrale që ai do ta donte gjithmonë, në libër shkruhet se Camilla ishte gjithnjë e qeshur dhe shumë seksi. Edhe pse lidhja e tyre ishte e lumtur, të dy u ndanë kur Charles udhëtoi jashtë Anglisë me anije mbretërore në 1973-shin. Gjatëkësaj kohë Camilla u rikthye me ish të dashurin e saj (dhe më pas bashkëshortin) Andreë Parker-Bowles.

Përpos kësaj, Charles ishte vetëm 24 vjeç dhe aspak i gatshëm për t'u nënshtruar në një lidhje. Ndaj shumë shpejt pas ndarjes, Camilla u rikthye me ish të dashurin e saj Parker-Boëles dhe u martuan në 1973-shin. Megjithatë nuk mundën të qëndrojnë gjatë pa praninë e njëri-tjetrit. Duke qenë se kishin rrethe të përbashkëta shoqërore u takuan sërish dhe rinisën lidhjen e tyre, me bashkëshortin e Camilla-s që i duhej të bënte një sy qorr. Në 1980-tën, kur Charles nisi tëfrekuentohet me princeshë Diana-n, kishte presion nga të gjitha anët për t'u nënshtruar në një lidhje të qëndrueshme.

Pavarësisht diferencës së tyre prej 13 vitesh, Diana duket si alternativë e mirë, ishte aristokrate, argëtuese, e bukur dhe nuk kishte një histori të njohur. Nën trysninë e vazhdueshme të familjes, veçanërisht të babait, princit Philips, Charles duhet të merrte një vendim. Ai nuk ishte i dashuruar, nuk ishte gati, por në 1981 u fejuan dhe martuan. Por marrëdhënia e tyre u kris ende pa parakaluar në altar. Diana është fotografuar duke qarë në një ndeshje golfi përpara dasmës dhe ka dashur të anullojë gjithçka, ajo ishte rreth një dekadë më e vogël se Charles, nuk kishin të njëjtat preferenca dhe ishin kaq të ndryshëm.

Të këshilluara

Vjen moda e re nga Kortney Kardashian (Foto)

Ngjyra e zezë është ajo që e karakteriozon yllin e reality show ku me një palë pantallona të zeza me lidhëse në mes do të jenë trendi më i fundit. Një k...

15:27

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI