Flash

Dosja e SPAK/ Gysi-Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Prapaskenat e Sanremo/ Juria e ekspertëve i dha vendin e parë Ermal Metës (FOTO)

Lapsi.al 14 February 2017
Prapaskenat e Sanremo/ Juria e ekspertëve i dha vendin e parë Ermal

Festivalet kanë gjithmonë prapaskenat e tyre. Jo vetëm për spektaklin që shihet në skenë sesa për fituesit e tyre. Jashtë këtij rregulli nuk del asnjë festival prestigjioz siç është festivali i Sanremos. Shqiptarët u ndienë krenarë kur panë në skenën e Ariston një patriot të tyre që quhet Ermal Meta. Një vit më parë ai ishte pjesë e kategorisë së të rinjve me këngën “Odio le favole” (I urrej përrallat) ndërsa këtë vit shqiptari u bë pjesë e kategorisë BIG me një baladë të quajtur “Vietato morire” (E ndaluar të vdesësh). Një baladë kundër dhunës në familje dhe bulizmit që u prit mjaft mirë nga publiku italian.

Të hënën në mbrëmje në emisionin “Porta e porta” në Rai1 dolën detaje mjaft interesante nga prapaskenat e Festivalit të Sanremos. Aty u zbulua publikisht vota e jurisë së ekspertëve ku bënin pjesë emra të mëdhenj të muzikës dhe të artit italian si Giorgio Moroder (president), Andrea Morricone, Giorgia Surina, Greta Menchi, Paolo Genovese, Rita Pavone dhe Violante Placido.      

Juria e ekspertëve i kishte dhënë vendin e parë shqiptarit Ermal Meta me 43.75% të pikëve. Në vend të dytë ishte Francesco Gabbani me "Occidentali's Karma" me 29.17% të pikëve, por që në fund u shpall fitues. Juria e ekspertëve kishte vetëm 30% të peshës në renditjen përfundimtare. 30% e kishte opinioni nëpërmjet një sondazhi dhe 40% të peshës televotimi. Lapsi.al sjell më poshtë tabelën se si u përcaktua çmimi i parë.

Ajo që nxiti debate të shumta në studion e “Porta a porta”, por edhe në opinionin publik italian ishte pesha e vogël që i ishte lënë jurisë së ekspertëve. Nuk mbeti jashtë vëmendjes edhe mbetja jashtë natës finale e dy emrave të rëndësishëm të muzikës italiane si Albano Carrisi dhe Gigi D’Alesio që u vlerësuan me 0% të votave nga juria e ekspertëve. /lapsi.al.     

Të këshilluara

Mami Sara prezanton të birin London!(FOTO)

Trashëgimtaria e Top Channel Sara Hoxha dhe vogëlushi i saj London Noor nuk dinë të ndahen për asnjë çast nga njëri-tjetri. Në një video të publikuar nga Lor...

17:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI