Flash

Franca befason me zgjedhjen e këngëtares për në Eurovizion(Foto)

Lapsi.al 13 February 2017
Franca befason me zgjedhjen e këngëtares për në

Franca ka bërë një surprizë duke zgjedhur këngëtaren Alexandra Maquet, e njohur si Alma, që të përfaqësojë shtetin me këngën “Requiem”. Kënga është shkruar nga Nazim Khaled, i cili ka fituar vendin e 6-të në edicionin e kaluar të Eurovizion.

Kurse këngëtarja Alma e cila është 28 vjeçare është konsideruar si një zgjedhje e befasishme pasi që ajo akoma nuk është e njohur mirë nga publiku në Francë. Madje nëse artisten e kërkojmë në Wikipedia, nuk rezulton ndonjë e dhënë për të, përveç që ajo do të përfaqësojë Francën në Evrovizionin e këtij viti.

Këngëtarja përveç këndimi, luan edhe në kitarë dhe ka filluar që të shkruaj këngë gjersa ishte nëpër udhëtime. Këngëtarja pasi që ka përfunduar studimet për biznes ka vendosur që t’i dedikohet pasionit të saj, muzikës. Kështu ajo zhvendoset në Paris ku takon tekstshkruesin Nazim Khaled, i cili ka shkruar edhe shumicën e këngëve që janë në albumin e parë të këngëtares, që do të promovohet më 5 maj të këtij viti.

Alma është një yll në rritje në platformat digjitale dhe është emëruar si një nga artistët e rinj më premtues të vitit 2017. Këngët e saj kanë të bëjnë me tema që lidhen me universitetin, dashurinë dhe vdekjen, duke sjellë një pikëpamje shumë personale.

Kënga “Requiem” është poetike dhe si një ëndërr në të cilën Alma kërkon dashurinë që zgjatë përgjithmonë duke treguar edhe zërin e saj të veçantë. Kënga tani është bërë publike nëpër platformat digjitale gjersa pritet që të bëhet publike edhe versioni final që do të këndohet në Eurovizion.

Të këshilluara

Mami Sara prezanton të birin London!(FOTO)

Trashëgimtaria e Top Channel Sara Hoxha dhe vogëlushi i saj London Noor nuk dinë të ndahen për asnjë çast nga njëri-tjetri. Në një video të publikuar nga Lor...

17:15

Pas fitores diskriminohet Ermal Meta për...

Këngëtari shqiptar, që arriti të renditej i treti në Sanremo, Ermal Meta, është përfshirë në një konflikt me një kolegun e tij muzikant. Bëhet fjalë për një ...

16:17

Nik Xhelilaj probleme me...(FOTO)

Aktori i njohur shqiptar, i cili aktualisht po shijon suksesin e filmit “Winnetou” në Gjermani, i çuditi të gjithë teksa u shfaq me një sy të mbuluar në hapjen ...

16:00

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI