Flash

Shpërthen me një status Alban Skënderaj!

Lapsi.al 1 February 2017
Shpërthen me një status Alban Skënderaj!

Këngëtari Alban Skënderaj është shumë i ndjekur në rrjetet e tij sociale.

Ai ndan shpesh me fansat fotografi nga veprimtaria e tij artistike ose jeta personale, gjersa së fundmi kemi patur rastin të shohim një postim ndryshe nga herët e tjera.

Skënderaj kësaj radhe ka ‘shpërthyer’ me një status revoltues në ‘Facebook’, përmes të cilit shpreh indinjatën e tij me sjelljen që u bëjnë shqiptarëve në linjën e fluturimit Firenze-Tiranë.

Kjo është deklarata e plotë e tij:

“Fluturim Firenze – Tirane. Shqiptaret trajtohen si bageti!

Po dal disi nga vetja dhe po shkruaj sepse ndihem tmerresisht keq kur shikoj qe per te disajten here drejtohen nga une me shpresen dhe iluzionin se mund te bej dicka nderkohe qe une, cdo here jam thjesht nje viktime si ata. (Eshte hera e katert qe me ndodh personalisht nder vite)

Nuk di kujt ti drejtoj gishtin edhe pse duket qarte qe jane lojra ekonomike te atyre qe pasurohen mbi kurrizin e shqipetareve te cilet jane te perulur dhe me hallet qe kane e tejkalojne kete shqetesim i cili nuk eshte dhe forte i vogel per ta.

Prej vitesh genjehen e keqtrajtohen ne vazhdimesi, vijne ne Firenze, bejne check-in, rradhe te gjata, kontrollet e ndryshme dhe ne fund ju thone: “Do prisni disa ore, do ju rikthejme valixhet dhe do ju dergojme me autobuza drejte nje aeroporti tjeter, atij te Pises i cili eshte gati 2 ore larg”.

Aty do filloj gjithcka nga e para, mund ta imagjinoni. Si perfundim shqiptaret arrijne ne Tirane ndoshta ore e ore me vonese kur i gjithe fluturimi zgjat vetem 1 ore e 30 minuta. Ka femije, njerez te moshuar e invalide! Arsyeja? “Avioni nuk ulet dot ne Firenze per shkak te motit te keq” kur moti aktualisht eshte i MREKULLUESHEM dhe nderkohe jane duke u nisur dhjetra avione cdo minute drejte cdo cepi te botes. Ne Pisa nderkohe moti eshte i njejte per te mos thene pak me i keq se ketu! Me arrogance asnje shpjegim tjeter! Qesharake! E TURPSHME! Dhe vete punonjesit italiane duken ne siklet te madh dhe pranojne qe eshte ABSURDE!

Jane te lira taksat e aeroportit tjeter? Avioni ndodhet ne Pisa dhe ju shkojne me lire autobuzat? Kete nuk di ta them! Di vetem qe eshte nje tallje dhe keqtrajtim i jashtezakonshem.

Të këshilluara

Angelina në formë pas ndarjes!(FOTO)

Ishte thënë se ishte në rrezik për hospitalizim, meqë kishte rënë në vetëm 35 kilogramë. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, dhe kjo dëshmohet me fotot që janë ...

16:18

Viola me look të ri!(Foto)

Jemi mësuar të shikojmë Violën gjithmonë bionde dhe të kuruar. Edhe pse ka njoftuar përmes fotove se ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, dallimi është shumë i v...

15:38

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI