Pasi promovoi në një nga emisionet e saj hapjen e të parit sex shop online në Shqipëri Rudina Magjistari morri shumë kritika në rrjet. Ajo u vu në shënjestër pasi ftoi ne emisionin e pasdites dy gra, njëra shqiptare Armida dhe partneren e saj, Çai amerikane, që kanë hapur faqen "Zakoni i epshit.com". Ato do të tregëtojnë gjithë gamën e artikujve, nga të brendshmet, kamzhikët, lubrifikantët, zarat per stervitjen e vagines e deri te llojet e ndryshme të penisëve dhe vibratoreve...
Dhe një sërë shikuesish kanë sulmuar Rudina Magjistarin me pretekstin se këto tema nuk mund të diskutohen në orarin e pasdites. Por moderatorja u është kundërpërgjigjur.
“Të them të drejtën nuk më bëjnë farë përshtypje komentet negative , unë ka 7 vite që bëj një program pasditeje në ekran, dhe nuk kam lënë temë pa diskutuar, përfshirë këtu edhe temat e seksit, me anë të seksiologëve dhe psikologëve të ndryshëm. Është domosdoshmëri trajtimi i këtyre temave si një pjesë e rëndësishme e jetës dhe e përmirësimit të marrëdhënies në çift”, ka thënë moderatorja.