Flash

Morena Taraku: Refuzoj meshkujt që duan vetëm për një natë

Lapsi.al 2 April 2016
Morena Taraku: Refuzoj meshkujt që duan vetëm për një

Morena Taraku është një nga femrat më joshëse të showbizit shqiptar. Modelja dhe këngëtarja pushton gjithmonë vëmendjen e mediave me fotot e saj provokuese, që në të shumtën e rasteve i lënë pak vend imagjinatës. Por këtë herë, Morena ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga shtëpia e saj, e cila është e mbushur me trëndafila. Modelja është rrethuar nga dhuratat ditën e djeshme, në të cilën festonte 23- vjetorin e saj. 

 

E ndërsa dhurata më e veçantë për të ka qenë unaza e babait të saj, për të cilën Morena shprehet se, “Kjo ishte dhurata më e bukur që mora, sepse ai kishte mbështjellë unazën e tij, që gjithmonë e kishte mbajtur në dorë dhe ma dhuroi. Ti je gjëja më e bekuar që unë kam në jetë”. E kontaktuar nga “Bluetooth”, këngëtarja na zbulon edhe se kush ia ka mbushur shtëpinë me lule. “Lulet nuk janë vetëm nga një person, janë nga familja dhe shoqëria”, thotë ajo, teksa thekson se nuk ka ende një person special në jetën e saj. “Nuk kam të dashur, po të kisha do ta bëja publike”, thotë ajo. 

 

Sa i takon festës që kishte organizuar në mbrëmje, Morena Tarahu shprehet se, “Do kaloj ditëlindjen më të mirë, në ngrohtësinë e familjes dhe shoqërisë. Jam single, por nëse do të kisha të dashur, mund të mendoja një festë të çmendur, apo nëpër club-e”. Modelja është tashmë është 23 vjeç, thotë se nuk është natyrë e “one night stand”, teksa rrëfen se, “Nuk i përkas asaj kategorie. Ka shumë gjëra të tjera që njeriu mund t’i bëj dhuratë vetes”./bluetooth

 

Të këshilluara

Luana vrapon për autizmin krah Erion Velisë

Fushata ndërgjegjësuese dedikuar të prekurve nga autizmi ka përfshirë shumë personazhe publike, të cilët dolën këtë të shtunë në vrapimin e organizuar. Në k...

11:59

Xhesika Ndoj puthet në buzë me një femër

Këngëtarja e cila u komentua për deklaratat për jetën seksuale dhe lidhje me meshkuj të botës së biznesit dhe politikës, këtë herë vjen në një pozë duke u puthu...

07:18

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI