Flash

Lapsi.al nxjerr zbuluar Tunën dhe Cozman në Londër

Lapsi.al 21 September 2015
Lapsi.al nxjerr zbuluar Tunën dhe Cozman në Londër

Ata nuk e mohuan e as folën për ndarjen. Por, mediat kosovare njëzëri deklaruan se çifti i njohur i muzikës, i dhanë fund marrëdhënies së tyre 3-vjeçare. Këtë lojë duket se e mbajtën edhe vetë protagonistët të cilët bënë 'unfollow' në IG, njëri-tjetrin. 

Pas pushimeve në Turqi, kur portalet lajmëronin fansat e dyshes për lajmin e hidhur, Tuna fluturoi drejt Londrës. Një udhëtim që çifti e kishte planifikuar e folur në prani të miqve dhe me sa duket u realizua. 

Nga këto lëvizje, nisën dyshimet se gjithçka raportoi media kosovare ishte e pavërtetë. Nga gjurmimet e lapsi.al, doli se çifti u takua ditët e fundit në Londër. Madje, Tuna udhëtoi me makinën që Cozman pozoi veçmas. 

 

Por, prova e pakundërshtueshme që vërteton se dyshja e hiteve me zogun, nuk e kanë braktisur sho-shoqin, është foto (e parë), shkrepur pas sfilatës së KTZ të dielën në Pulse Club, Londër. Edhe pse janë munduar të ruhen e mos figurojnë në asnjë foto pranë, Tuna dhe Cozman janë "tradhëtuar" nga pozat që u shkrepën nga të pranishëm të tjerë atë natë. Pas kësaj, është e kotë të flasim për ndarje, pasi çifti duket se po përjeton ditë të bukura, pranë familjes së reperit në Angli.

Të këshilluara

Blero fryn buzët me botox?

Këngëtari bjond nga Kosova i cili vazhdon të jetë në treg, herë me këngë që prodhon për të rinjtë, e herë me bëmat nga jeta personale, ka qenë objekti i kësaj t...

18:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI