Flash

Zjarri në Novoselë nuk shuhet plotësisht, vatra riaktivizohet mëngjesin e sotëm

Lapsi.al 15 July 2026

Vatra e zjarrit në Novoselë është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure. Një shtëllungë e madhe tymi është ngritur mbi vendin ku zjarri ra një ditë më parë. Zjarri përfshiu shkurre, barishte dhe ullinj.

Të martën, zjarrfikësit arritën ta izolonin dhe të pengonin përhapjen e tij. Megjithatë, errësira nuk lejoi shuarjen e plotë të vatrës. Me rikthimin e flakëve, ekipet zjarrfikëse janë rikthyer në terren. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Autoritetet po monitorojnë situatën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI