Flash

Nis sot zbatimi i amnistisë penale, përfitojnë 1335 të burgosur

Lapsi.al 15 July 2026

Sot nis zbatimi i amnistisë penale, nga e cila përfitojnë 1,335 të dënuar. Amnistia përfshin të dënuarit me vendim të formës së prerë deri më 31 maj 2026. Lirim përfitojnë burrat e dënuar deri në 3 vite burg dhe gratë deri në 4 vite, si edhe të dënuarit që u kanë mbetur për të vuajtur po kaq vite dënim. Përfitues janë gjithashtu të mitur dhe persona mbi 60 vjeç (burra) e 50 vjeç (gra), nëse plotësojnë kushtet e ligjit.

Jashtë amnistisë mbeten të dënuarit për vepra të rënda penale, si vrasja, përdhunimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krime të tjera të rënda. Nuk përfitojnë as personat e dënuar nga GJKKO dhe subjektet që hetohen apo gjykohen nga SPAK, si edhe ata që i janë shmangur drejtësisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI