Flash

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Lapsi.al 15 July 2026

Koalicioni në pushtet, sipas të gjitha gjasave, do të rrisë taksat e duhanit më shumë sesa ishte planifikuar më parë. Kështu thuhet në të ashtuquajturin propozim i Ministrisë së Financave për grupet parlamentare të koalicionit qeverisës, të cilin Rrjeti Editorial Gjermane ka parë. Kjo duhet të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit publik, por edhe në rritjen e të ardhurave tatimore.

Pothuajse 12 euro për pako cigare 

Sipas dokumentit, çmimi i një pako me 20 cigare duhet të rritet gradualisht në pothuajse 12 euro deri në vitin 2030. Kjo do të ishte rreth 40 cent më shumë sesa ishte planifikuar më parë.

Sipas projektligjit të qeverisë gjermane, taksat mbi duhanin për cigare të mbështjella, si dhe mbi duhanin e pipës dhe purot gjithashtu do të rriten çdo vit. 

E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për produktet zëvendësuese, siç janë lëngjet ecigareve elektronike - ku sipas raportimeve, pjesa e taksave do të rritet me një cent për mililitër çdo vit.

Agjencia e lajmeve DPA raportoi edhe për rritjen e planifikuar të normave të taksave, duke cituar burime në koalicionin qeverisës.

Për shëndetin publik – dhe arkat e taksave

Arsyeja për këtë ndryshim është, sipas raporteve, deficiti i buxhetit federal. Burime qeveritare deklaruan, sipas raportit të Rrjetit Editorial Gjerman, se "rritja e moderuar" nuk shërben vetëm për të konsoliduar buxhetin: "Rritja shërben edhe për të mbrojtur shëndetinpublik dhe është në përputhje me qëllimin e qeverisë federale për të zvogëluar përqindjen e duhanpirësve midis të rinjve dhe të rriturve."

Në mënyrë specifike, normat më të larta të taksave duhet të sjellin të ardhura shtesë nga taksat të vlerësuara në 756 milionë euro në vitin 2027. Së bashku me rritjet graduale, këto të ardhura do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme – në mbi tre miliardë e gjysmë euro në vitin 2030./DW

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI