Flash

Apartamente e garazhe/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e të dënuarit me 10 vite për drogë

Lapsi.al 15 July 2026

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi, në kuadër të një procedimi pasuror ndaj shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”. 

Sipas hetimeve pasurore, të ardhurat e deklaruara të shtetasit A.A. dhe familjarëve të tij nuk justifikonin shpenzimet e kryera dhe investimet në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Prokuroria ka konstatuar se personi në fjalë nuk kishte burime të ligjshme financiare për të mbuluar blerjen e këtyre pronave.   

Nga akti i ekspertimit kontabël dhe dokumentacioni i administruar gjatë hetimit rezultoi se ekziston një disproporcion i dukshëm mes pasurive të identifikuara dhe të ardhurave të ligjshme të deklaruara, duke plotësuar kushtet e parashikuara nga ligji nr. 10192, datë 03.12.2009, për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI