Flash

Zbardhet dëshmia e Ylli Zallës në Gjykatë

Lapsi.al 19 August 2026

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, i cili u arrestua pas disa muajsh në arrati. Në seancën gjyqësore, Zalla ka mohuar se përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa ka pretenduar se ndodhet nën kërcënim për jetën. 

“Jam vetëdorëzuar, i prisja që të vinin”, mësohet të ketë deklaruar Zalla para gjykatës, duke pretenduar gjithashtu: “Duan të më vrasin. Policia më ka futur në hasmëri me… 

Mbrojtja e tij ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke kundërshtuar pretendimin se 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas argumenteve të mbrojtjes, armët dhe municionet e sekuestruara janë gjetur në një zonë me ferra, pas banesës, dhe nuk kanë qenë të ruajtura apo të ambalazhuara në mënyrë të tillë që të tregonin përdorim të menjëhershëm.   

Ylli Zalla, 49 vjeç, u arrestua në fshatin Zall të Fushë-Krujës, pas një operacioni të koduar “Fundi i Arratisë”. Sipas Policisë, ai ishte lokalizuar në një zonë të pyllëzuar, ku strehohej në një objekt të pabanuar rreth 500 metra larg banesës së tij.

Gjatë arrestimit, efektivët i sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe tre krehra. Në operacion morën pjesë forca të RENEA-s dhe të Policisë së Shtetit.

Zalla ishte shpallur në kërkim dhe prej muajsh sfidonte publikisht Policinë e Shtetit përmes videove live dhe intervistave nga vendlindja e tij. Gjatë kohës që ishte në arrati, ai ishte intervistuar edhe nga gazetarë të ndryshëm.

Arrestimi i tij erdhi vetëm një ditë pasi 49-vjeçari publikoi një video, pas një sulmi me tritol ndaj banesës së tij. Ngjarja është bërë pjesë e pretendimeve të tij para gjykatës, ku ka deklaruar se ndihet i kërcënuar dhe se ekziston një rrezik për jetën e tij.

Gjykata, megjithatë, vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e çështjes.

 
 

 

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI