Flash

Arrestohet 32-vjeçari nga Kukësi, akuzohet për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Lapsi.al 19 August 2026

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Rinas, me qëllim ekstradimin në Kosovë. Policia njofton se bëhet fjalë për 32-vjeçarin nga Kukësi, me iniciale A.Sh., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”. Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë.

Njoftimi i policisë: 

Vijon operacioni i koduar “Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet në Kosovë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari. Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tij. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për kapjen e shtetasve në kërkim dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur në Rinas, shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI