Flash

81 ditë revoltë, qytetarët rikthehen sot para Kryeministrisë

Lapsi.al 19 August 2026

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 81-të. Qytetarët pritet të rikthehen sërish në shesh, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike. Prej gati tre muajsh, protestuesit dalin çdo ditë në rrugët e Tiranës. Ata këmbëngulin se nuk do të tërhiqen dhe se tubimet do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Krahas dorëheqjes së kryeministrit, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, ndryshime kushtetuese dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, të lira dhe të ndershme.

Protesta nisi si kundërshti ndaj projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, por gjatë 81 ditëve kauza është zgjeruar. Në podium janë ngritur shqetësime për korrupsionin, koston e jetesës, pensionet, emigracionin, shëndetësinë, reformën territoriale dhe funksionimin e institucioneve. Edhe këtë mbrëmje pritet që tubimi të shoqërohet me marshim në rrugët e kryeqytetit dhe thirrjet që prej javësh dëgjohen në shesh: “Rama, jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re” dhe “Ju erdhi fundi”.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI