Flash

Trump pezullon tarifat e reja ndaj Kanadasë: Jemi pranë një marrëveshjeje

Lapsi.al 19 August 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shtyrë me tre ditë vendosjen e tarifave të reja prej 50% ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze, duke deklaruar se Uashingtoni dhe Otava janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje tregtare. 

“Kam pezulluar tarifat prej 50% kundër Kanadasë, të cilat ishin planifikuar të hynin në fuqi nesër në mëngjes, për një periudhë tre-ditore, bazuar në faktin se Kanadaja dhe SHBA-ja, në varësi të finalizimit të dokumenteve, kanë një MARRËVESHJE!”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Vendimi u njoftua më pak se dy orë para hyrjes në fuqi të tarifës së re, e cila do të prekte rreth 20 miliardë dollarë importe kanadeze, ose rreth 28 miliardë dollarë kanadezë.

Negociatat mes dy vendeve janë përqendruar në disa çështje të ndjeshme, përfshirë tarifat amerikane ndaj automjeteve kanadeze dhe kufizimet e vendosura nga disa provinca kanadeze për shitjen e pijeve alkoolike në SHBA.

Kryeministri kanadez Mark Carney konfirmoi se është bërë përparim në negociata, por theksoi se ende mbetet punë për t’u bërë. 

“Është bërë përparim i konsiderueshëm, megjithëse ka ende punë të rëndësishme për t’u bërë”, deklaroi Carney. 

Trump tha gjithashtu se një marrëveshje përfundimtare tregtare mund të hapë rrugën për ringjalljen e projektit të tubacionit Keystone XL, i cili do të lidhte Albertën me SHBA-në dhe do të transportonte rreth 830 mijë fuçi naftë në ditë. 

Tarifat e reja amerikane do të përfshinin produkte të ndryshme kanadeze, mes tyre verë, produkte qumështi, çimento, veshmbathje dhe pajisje hokeji. Ato do t’u shtoheshin tarifave ekzistuese për çelikun, aluminin, automjetet dhe drurin kanadez. 

Nga ana tjetër, SHBA-ja ka kërkuar që Kanadaja të heqë tarifat hakmarrëse ndaj automjeteve amerikane, të zgjerojë aksesin e prodhuesve amerikanë në tregun kanadez të qumështit dhe të heqë kufizimet për shitjen e alkoolit amerikan. 

Sipas raportimeve të Reuters, negociatorët po diskutonin gjithashtu një ulje të tarifave amerikane për automjetet kanadeze nga 25% në 15%, por palët ende nuk kishin rënë dakord për kriteret që do të përcaktonin automjetet përfituese.

Shtyrja e tarifave shihet si një lehtësim për bizneset në të dyja anët e kufirit, të cilat kanë paralajmëruar për pasoja negative në ekonomi dhe zinxhirët e furnizimit nëse tarifat e reja hyjnë në fuqi.

Tensionet tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë janë përshkallëzuar që prej rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa dy vendet, partnerë kryesorë ekonomikë, po përpiqen të arrijnë një marrëveshje që do të shmangte një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës tregtare.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI