Flash

Zjarri në Gjegjan-Gojan të Pukës/ Vijon lufta me flakët nga toka dhe ajri, angazhohen 40 efektivë dhe 2 helikopterë

Lapsi.al 19 August 2026

Zjarri vijon të përfshijë pyjet e Malit të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit në Bashkinë Pukë, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Prefektura e Shkodrës bën me dije se situata në Malin e Tërbunit është më e qetë dhe nën kontroll, ndërsa zona Gjegjan–Gojan mbetet më dinamike për shkak të temperaturave të larta dhe erës. Në operacion janë angazhuar forca nga toka dhe ajri, përfshirë 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat.

Njoftimi: 

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër informon se vijon misioni nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në pyjet e Malit të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit, Bashkia Pukë. Situata në Malin e Tërbunit paraqitet aktualisht më e qetë dhe nën kontroll. Në zonën Gjegjan–Gojan vijon të jetë më dinamike, për shkak të përhapjes së zjarrit, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe era. Në terren janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse të Bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz, efektivë të MZSH Pukë dhe Fushë-Arrëz, si dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, punonjës të administratës, banorë dhe vullnetarë të zonës. Ndërhyrja po mbështetet nga ajri me dy helikopterë, të cilët po operojnë në zonat ku terreni i vështirë kufizon ndërhyrjen nga toka. Aktualisht nuk raporrohet afersi kritike me banesat. Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin e të gjitha strukturave dhe kapaciteteve të angazhuara në terren për mbrojtjen e jetës dhe banesave të qytetarëve deri ne normalizimin e situates.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI