Flash

Vrasje në Ksamil/ 20-vjeçari francez qëllohet me thikë në shezlong, autori shpallet në kërkim

Lapsi.al 18 August 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:15 në Ksamil, ku një 20-vjeçar francez është vrarë me thikë. Blutë bëjnë me dije se 20-vjeçari me iniciale M.M është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali. Dyshohet se i riu është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta dhe më pas është goditur me thikë nga 29-vjeçari me inicialet S.V, banues në Has.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Po ashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

 

Të këshilluara

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI