Flash

U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm

Lapsi.al 8 September 2026

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik ka zbardhur gjetjet e hetimit epidemiologjik të zhvilluar pas rritjes së rasteve me diarre dhe simptoma gastrointestinale në Fushë-Arrëz. Sipas raportit, gjatë periudhës 24 gusht–3 shtator 2026, në Qendrën Shëndetësore Fushë-Arrëz janë paraqitur 139 persona me shenja gastrointestinale. Prej tyre, 128 raste, ose 91.7%, janë banorë të Fushë-Arrëzit, me përqendrim të rasteve kryesisht në lagjet “Demokracia” dhe “Nushaj”.

Të gjitha rastet kanë pasur diarre, ndërsa 128 persona kanë raportuar të vjella dhe 81 kanë pasur temperaturë. Moshat e personave të prekur variojnë nga 2 deri në 94 vjeç. Hetimi i ISHP-së ka vënë në fokus sistemin e furnizimit me ujë, pasi banorët e prekur kanë deklaruar se konsumojnë ujë nga rrjeti publik dhe furnizohen nga i njëjti sistem. Në të njëjtën kohë, gjatë periudhës së hetimit është konstatuar se furnizimi me ujë nuk është i vazhdueshëm dhe realizohet me orar.

Analizat laboratorike kanë konfirmuar ndotje mikrobiologjike në disa pika të sistemit të furnizimit. Në Depon nr. 1 u gjetën koliforme, E. coli dhe enterokokë, ndërsa në një pikë fundore pranë ish-Parkut u evidentuan koliforme, E. coli, enterokokë dhe Pseudomonas aeruginosa. Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me lëndën e përdorur për dezinfektimin e ujit. Analiza e hipokloritit të natriumit tregoi se klori aktiv ishte 9.04%, ndërsa kufiri i përcaktuar në raport është 13–15%, duke mos përmbushur kërkesat për përdorim në procesin e klorinimit dhe dezinfektimit të ujit të pijshëm.

Në kontrast me rezultatet e ujit, 17 mostrat klinike të marra nga personat e prekur rezultuan negative për patogjenët bakterialë dhe viralë të kërkuar, përfshirë Norovirusin, Rotavirusin, Adenovirusin, Astrovirusin dhe Sapovirusin. ISHP vlerëson se përqendrimi i rasteve në zonën e furnizuar nga i njëjti sistem ujësjellësi, prekja e grupmoshave të ndryshme dhe evidentimi i ndotjes mikrobiologjike të ujit përbëjnë tregues të fortë për një burim të përbashkët ekspozimi të lidhur me sistemin e furnizimit me ujë.

Në përfundim, raporti e klasifikon ngjarjen si “shpërthim me transmetim hidrik”, duke e lidhur me moszbatimin korrekt të praktikave higjieno-sanitare që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm. ISHP rekomandon ndër të tjera pastrimin dhe dezinfektimin e depove dhe linjave të furnizimit, forcimin e procesit të klorinimit, monitorimin sistematik të klorit mbetës dhe marrjen e masave për sigurimin e alternativave të sigurta të furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI