Flash

Tymi i zi mbulon Elbasanin, digjen plehrat buzë Shkumbinit

Lapsi.al 29 October 2026

Tymi i zi mbulon Elbasanin, digjen plehrat buzë Shkumbinit

Shtëllunga gjigante tymi të zi kanë mbuluar pasditen e sotme periferinë e Elbasanit, pas një zjarri që ka përfshirë mbetje të depozituara në brigjet e lumit Shkumbin.

Nga pamjet e filmuara me dron tregojnë tymin e dendur që ngrihet mbi zonë. Dyshohet se mes mbetjeve të djegura mund të ketë goma automjetesh të përziera me materiale të tjera.

 
Ndërkohë raportohet se në vendngjarje ndodhen policia dhe shërbimi zjarrfikës ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Raste të ngjashme janë shënuar edhe më parë në këtë zonë, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse janë identifikuar personat përgjegjës. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI