
Tensione janë regjistruar mes protestuesve në protestën pranë Parlamentit. Siç shihet edhe në pamje, një protestues ka goditur me shpullë djalin e Paulin Sterkajt, ish-deputetit të Partisë Socialiste.
Gjatë këtij tensioni nuk kanë munguar as sharjet dhe ofendimet nga ana e protestuesve të tjerë, ndërkohë që djali i Sterkajt ka provokuar protestuesit. Më pas i riu është larguar edhe me ndihmën e policisë, duke evituar përshkallëzimin akoma më të madh të incidentit